Ministri Italian i drejtësisë Andrea Orlando është pyetur nga ana e gazetarëve në lidhje me dosjen Habilaj.
Të drejtpërdrejta gazetaret e kanë pyetur ministrin Italian nëse ka sjellë informacion shtesë dhe a ka lidhje me vizitën e tij bllokimi i pasaportës së ish-ministit Saimir Tahiri.
Vizita juaj përkon me vendimin e gjykatës për të bllokuar pasaportën, çfarë prisni ju nga Drejtësia Shqiptare për dosjen Habilaj dhe a keni sjellë materiale shtesë?!
Nuk komentoj vendimet e Gjykatës italiane dhe jo më të asaj shqiptare. Shkëmbimet e informacioneve mes gjykatave të zhvillohen në mënyrë sa më të mirë dhe jo të gjykohen .
A keni bashkëpunimin e duhur me autoritetet shqiptare në lidhje me dosjen Habilaj?
Sipas asaj që ne dimë informacionet janë në kushte shumë të mira, dhe bashkëpunimi ka qenë po ashtu mjaft i mirë mes dy vendeve.
………
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë konferencës me ministrin italian ka deklaruar se vendi jonë po punon në luftën kundër krimit dhe për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Me ministrin Orlando nënshkruam një memorandum në kuadër drejtësisë në vend. Memorandimi synon të bëjmë hapa konkrete në bashkëpunimin në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Me Italinë kemi një bashkëpunim të pastër historik. Qëllimi jonë është lufta kundër krimit të organizuar. Italia është një ndër partnerët tanë.
E informova partnerin Orlando për punën në luftën kundër krimit, Reformës në Drejtësi. Shqipëria i është shumë mirënjohëse Italisë në mbështejen që na kanë dhënë në rrugën për në BE. Me këto reforma shpresojmë që të nismin negociatat për në BE.”, u shpreh Etilda Gjonaj.
(E.K/FAXWEB)