Aktorët e njohur të humorit janë bërë bashkë dhe mesa duket ata kanë konsumuar një kafe si miq. Fjalën e kemi për Julian Dedën dhe Argon Llakajn të cilët dikur, në shown Portokalli kanë punuar së bashku.
“Miremengjes. Keni te fala nga Goni…!”, shkruan Julian Deda në foton e postuar ku nuk mungon buzëqeshja nga ana e aktorëve. Të veshur sport, Agron Llakaj ka edhe syze dielli mesa duket edhe në këtë tavolinë ka pasur nota humori.
Kujtojmë që të dy aktorët janë duke drejtuar nga një show argëtimi në të njëjtin televizon, në Vizion Plus.
Por në një foto tjetër shfaqet Jul Deda në tavolinën e punës së “Al Pazar”, përkrah shumë aktorëve të tjerë të këtij show.
“Këtë të shtunë i ftuar në Al Pazar”, shkruan Julian Deda në këtë foto. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim se çfarë do të shfaqin para publikut humoristët këtë të shtunë. (J.V/Shuplaka)