I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë regjisori Robert Budina, i cili ka folur për përplasjen e djeshme të ndodhur në sheshin e Teatrit Kombëtarë mes artistëve, aktivistëve dhe Policisë së Shtetit.
Teksa ka treguar për gjithë vijimësinë e djeshme të përplasjes Budina është shprehur i vendosur për qëndresën e artistëve në mbrojtje të Teatrti Kombëtar.
Enea Meksi: Sa e rëndësishme është kontrata e nënshkruar me PD?
Robert Budina: Kjo ka rëndësinë e vetë, normalisht dhe ne e shohim këtë gjë me prioritet. Në 1 vit e gjysmë në protestë mbështetja e PD është rritur e pikërisht për këtë ne kemi shkuar më tej në kërkesat tona në një bashkëpunim kështu më të frytshëm. Konkretisht kërkimin e një kontrate të tillë. Vërtetë ajo është një kontratë e nënshkruar me pjesëtarët e Aleancës por në koncept ajo është e nënshkruar me të gjithë popullin.
Enea Meksi: Si do e cilësojmë prezencën e shtuar të policisë në ambjentet e Teatrit Kombërtar. A jemi tani në kushtet e presionit psikologjik apo dhunë fizike?
Robert Budina: Policia është shtuar vetëm dje dhe kjo ka qenë për një arsyje të thjeshtë. Si fillim erdhën disa punëtor të TK për të tërhequr objektet. Ne u kërkuam urdhër, por ata nuk e kishin. Pikërishtë pas kësaj policia ka ardhur në mbështetje të punonjësve të cilët kishin qëllim zbrazjen e Teatrit Kombëtar. Kjo ishte arsyeja pse ditën e djeshme kishte polici të shtuar.
Unë dua të them që më të dhunshëm u treguan policia private se sa Policia e Shtetit. Policia i ka ndaluar veprimet e saj në mënyrë të menjëherëshme kur është paraqitur Lulzim Basha e pas kësaj policia ka bllokuar të gjitha hyrjet e Teatrit Kombëtarë.
Unë kam kontaktuar me 2 punonjës të policisë dhe shprehimisht i kam thënë: “nëse ata kishin marrë vendim që ne të vdisnim në ato kusht, për tu futur kështu në një grevë urie.” Pikërisht pas këtij kontakti policia ka lejuar që brenda Teatrit të futej ushqim. Policët e kanë pranuar me shumë keqardhje që ishin duke bërë punën e tyre dhe se ishin të detyruar. Ata ulnin sytë nga turpi.
Enea Meksi: Shkrimet për punët e bashkisë së Tiranës, sa transparente janë ato?
Robert Budina: Tek Aleanca kemi disa miq të cilët meren me lejet e ndërtimit dhe mënyra se si ato jepen. Dhe nga vëzhgimi i tyre kanë arritur në përfundimet se kjo gjë nuk ka qënë aspak transparente. Përleshja jonë është që të mos futemi në çështjet teknike. Kjo qeveri nuk pyet për asgjë, vetë i votojnë dhe vetë i bëjnë të gjitha. Unë duhet tu them: A dinë gjë këta çfarë u bë në 30 qershor?
Sot qeveria miraton në parlament ligje që vjedhin shqiptarët në mënyrë që përgjegjësia të mos mbetet tek ata por tek deputetët që votojnë ligjet. Këta kanë hequr të drejtën e vendimmarrjes së popullit.
Neritani ditën e djeshme ka lexuar një deklaratë për thirrjen e referendumit e kështu që qeveria e ka marrë mesazhin e saj nga mediat apo kushdo tjetër. Ne bëjmë kërkesa publike jo institucionale, ne jemi frymë.
Enea Meksi: A do të ishte mirë që ti rikthehen kushtet e mira TK, apo ta lenë godinën si monument kulture?
Robert Budina: Këtë pyetje duhet tja bëjmë qeverisë sepse këtë gjë e ka në dorë ajo. Qeveria ka për qëllim marrjen e truallit. Ata kanë përdorur alibin që nuk bënë Teatri Kombëtarë. Ata nuk kanë ndërmend të ndërtojnë teatrin për kushtet e aktorëve, ata duan të marrin sipërfaqen e tokës për interesa të tyre. Qeveria për të realizuar shëmbjen e TK harxhoi 4-8 milion euro në restaurimin e Art Turbinës, ndërkohë që me një shumë të tillë mund të ndërtonte shumë herë më mirë dhe ta rikonstruktonte Teatrin ekzistues.
Enea Meksi: Ka qene Presidenti i cili ka shkuar në Kushtetuese dhe ka kërkuar rrëzimin e këtij ligji, si mendon se do të vijoj kjo çështe?
Robert Budina: Ata mund të vijnë dhe natën dhe të shqyejnë vetëm një pjesë, gjithashtu kemi informacione që ata mund të vijnë të shtunën në darkë. Me rritjen e forcave të policisë po aq është rritur dhe inati i qytetarëve, kështu që zoti u shtoftë inatin. Unë nuk e di se sa kjo Gjykatë Kushtetuese mund ta votoj si të rregullt ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtarë.