15:18 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Keni zorrë dembele? LISTA me ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

08:04 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Keni zorrë dembele? LISTA me ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Nuk janë të paktë njerëzit që kanë problem me tretjen. Herë prej aktivitetit të pakët fizikë dhe herë të tjera për shkak se zorrët e tyre janë dembele.

Po ka disa ushqime që vijnë përherë në ndihmë dhe s’duhet të mungojnë në dietën ushqimore.

Sigurisht që vendin kampion e mban kosi dhe më pas drithërat apo ushqime të tjera.

 Kosi – Në zorrë kemi miliona baktere që ndihmojnë tretjen, ndërsa kosi ndihmon në shtimin e baktereve të mira. Përmirëson sistemin imunitar dhe lufton infeksionet bakteriale. Kosi është një burim i jashtëm probiotik, i shkëlqyer dhe i shijshëm, që ndihmon në tretje.

Lakra – Lakra e përmirëson rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrën e trashë. Gjithashtu, ndihmon në eliminimin e mbeturinave nga zorrët. Lakra turshi është e mirë për të njëjtat arsye.

Mishi pa dhjamë dhe peshku – Nëse konsumoni mish, zgjidhni atë të pulës, peshkut dhe llojet e tjera pa dhjamë, sepse do ta tretni më lehtë se sa biftekun. Këto lloje mishi, gjithashtu nuk lidhen me rrezik të rritur nga kanceri i zorrës së trashë, siç lidhet mishi i kuq me dhjamë.

Drithërat me kokrra të plota – Buka nga gruri me kokrra të plota, tërshëra dhe orizi i kafenjtë, janë burime të pasura me fibra, gjë që e ndihmojnë tretjen. Fibrat gjithashtu ofrojnë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe e reduktojnë kolesterolin, por mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe probleme të tjera te njerëzit, që shpejtë e rrisin konsumimin e tyre. Për këtë arsye është mirë, që ato të shpeshtohen gradualisht në të ushqyer.

Bananet – Bananet ndihmojnë normalizimin e funksionimit të zorrëve, sidomos nëse keni diarre. Gjithashtu, organizmit ia kthejnë kaliumin dhe elektrolitet e humbura. Fibrat e bananeve e ndihmojnë tretjen.

* Ushqimet më të këqija për tretje janë kryesisht ushqimet e fërguara dhe me shumë yndyrë. Por, mund të ketë edhe nga ato, që ne i konsumojmë çdo ditë.

Qumështi – Kalçiumi është i nevojshëm në të ushqyer dhe më së lehti mund ta arrini me qumësht ose djathë. Por, nëse nuk e duroni laktozën, mund të pësoni diarre, gazra, fryrje dhe ngërçe.

Çokollata – Një studim ka zbuluar se çokollata mund të jetë problem, për ata me sindromë të zorrëve të pezmatuara, ose me obstipacion kronik. Mirëpo, nuk është problem vetëm çokollata, por edhe qumështi, i cili është shpesh pjesë përbërëse e saj. Gjithashtu, edhe kafeina, e cila mund t’i nxisë ngërçet, fryrjen dhe diarrenë.

Çaji dhe pijet e gazuara – Çaji dhe pijet e gazuara, jo vetëm që e relaksojnë tepër muskulin shtrëngues të ezofagut, por mund të veprojnë edhe si diuretike, gjë që sjell deri te diarreja dhe ngërçet. Kafeina mund të jetë problem i veçantë, veçanërisht për ata me refleks gastroezofageal. Nëse keni refleks ose urth, shmangni çajin e mentës . 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: probleme me tretjentretja
Pas

Vijon telenovela, ç’thonë mediat italiane për teknikun e ri të Kombëtares Shqiptare

Para

Kristina Neranxi bëhet nënë, vjen në jetë vogëlushi Gabriel (FOTO)

Para
Kristina Neranxi bëhet nënë, vjen në jetë vogëlushi Gabriel (FOTO)

Kristina Neranxi bëhet nënë, vjen në jetë vogëlushi Gabriel (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

“Shqipëria ka nevojë të jetë në Europë”/ Linda Rama: Gjithçka që ndodh sot, po lë gjurmë për brezat e rinj

Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri, si në Zimbabve

Berisha i quan ambasadat e narkodiktaturës, kreu i PD-së kërcënon ndërkombëtarët: Populli do t’ju rrethojë

Memorandum Mirëkuptimi mes dy vendeve për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.