19:19 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

KE,një plan për Shqipërinë,kërkon pakt kombëtar PS-PD për integrimin!

17:05 | 06/02/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KE,një plan për Shqipërinë,kërkon pakt kombëtar PS-PD për integrimin!

Reformat e integrimit duhet t’i bëjnë bashkë pozitë-opozitë, me qëllim ecjen e Shqipërisë drejt bashkimit Europian. Këtë propozim dhe ide e ka hedhur Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do ua transmetojë edhe Qeverisë dhe Opozitës shqiptare. Pohimi u bë gjatë një fjalimi në një panel në Bruksel, krah të ambasadorit shqiptar Hoxha dhe atij grek Vraila.

“Për të shpejtuar me të vërtetë procesin e anëtarësimit, këshilla ime për vendet kandidate është që ta bëjnë anëtarësimin një projekt kombëtar. Një projekt që është në pronësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale. Të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij rrugëtimi transformues. Në kohën kur Sllovenia ishte kandidate për anëtarësim, kishte një marrëveshje mes të gjitha partive politike që të mos debatonin për çështjet e BE. Ky unitet ishte i dobishëm në përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Kos i konsideron Shqipërinë dhe Malin e Zi si shtete pararojë në procesin e anëtarësimit deri në vitin 2030. Gjatë presidencës polake, ajo u shpreh se do të organizohen deri në 10 konferenca ndërqeveritare që shërbenin për hapjen dhe mbylljen e grupimeve dhe kapitujve me Tiranën dhe Podgoricën.

“Shpresoj se gatishmëria e BE-së për zgjerim është tashmë reale, pasi prej njëzet vitesh vendi im e ka ndjekur procesin e anëtarësimit pa arritur një progres konkret. Ne vinim në Bruksel dhe largoheshim duarbosh. Kur ka vullnet te ndërsjelltë, gjendet një mënyrë për të zgjidhur problemet. Në 10 vitet e fundit kemi demonstruar momentin e nevojshëm reformues, duke zbatuar ndryshimet e nevojshme ligjore për të përmbushur të gjitha kriteret. Shqipëria tashmë po sillet si një shtet anëtar i BE-së dhe kërkon përshpejtimin e proceseve të anëtarësimit nga pala e Brukselit. Qëllimi ynë është që të përfundojmë negociatat në vitin 2027 dhe në fund të dekadës ne aspirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Ferit Hoxha.

Në panel foli edhe ambasadori i Greqisë në BE, i cili kujtoi përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Kur u zgjidh një çështje që na shkaktonte një problem, ne u ulëm në tryezë me shqiptarët dhe brenda 2.5 muajsh arritëm më shumë se sa nuk ishte arritur në dy dekadat e mëparshme. Ata duhet qe të fokusohen në një axhendë pozitive, qe të vazhdojnë reformat e nevojshme dhe të shmangin përkeqësimin e problemeve duke forcuar marrëdhëniet e tyre me vendet fqinje”, tha Ioannis Vrailas.

Në konferencë u nënvizua se BE-ja duhet të sigurojë se është në gjendje të akomodojë 30 anëtarë plus në përbërje të familjes evropiane.

Etiketa: integrimmarta kos
Pas

Moska:Takimi mes Putinit dhe Trump mund të ndodhë që këtë muaj.

Para

Bardhi zhvillon takim zyrtar në Washington, merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’: SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë!

Para
Bardhi zhvillon takim zyrtar në Washington, merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’: SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë!

Bardhi zhvillon takim zyrtar në Washington, merr pjesë në 'Mëngjesin e Lutjeve': SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet në elbasan shqiptari i dënuar në itali për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes, në proces ekstradimi drejt sienës

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Më kërkoi favor për Iranin, i ktheva “merre me qetësi”

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

Kryetari i bashkisë shkodër njofton zhvendosjen e koncertit të Bujar Qamilit nga stadiumi “Loro Boriçi” në sheshin para bashkisë, për të ruajtur fushën dhe harmoninë e qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.