Rasti më i ri në Berat i regjistruar me Covid-19 është një punonjëse e një ndërmarrje rrobaqepsie tek ish kombinati tekstil. Punëtorja ka shfaqur temperaturë, keputje të trupit si dhe kollë ç’ka ka ka bërë të dyshonte për një infektim të mundshëm. Pas kryerjes së tamponit i cili rezoltoi pozitiv është ngritur alarmi për tek kolegët e tjerë të ndërmarrjes ku gruaja punonte.
Pritet të kryehet tamponi nga ana e ISHP-së si për familjarët e gruas në fjalë ashtu dhe për kolegët e fasonërisë ku ajo punonte me kohë të plotë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive. Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.