Në deklarata të forta janë përfshirë dy ditët e fundit ilir Meta dhe Gramoz Ruçi. Shkak për këtë është bërë dhuna e ushtruar në Fier ndaj një të riu simpatizant i LSI-së.
Meta ka kërcënuar Ramën se të gjejë vrimë ku të futet në rast se dëmton zgjedhjet.
Nga ana tjetër po nga Fieri është përgjigjur ashpër kreu i grupit socialist të PS-së Gramoz Ruçi. Ai i kujtoi Metës kohën kur kishte ardhur 22 vjeç në PS dhe tashmë që ishte zgjedhur presindet me votat e tyre iu del kundër.
Po ashtu Ruçi vijoi më tej duke kërcënuar dhe me shkarkim nga posti i Presidentit. Për analistin Fatos Lubonja Ruçi nuk i thotë këto me mendjen e tij. Sipas analistit Lubonja ka pas në këto ide një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës.
“Fushata po tregon se ka një koalicion në hije, që është PS-PD. Nuk dihet, prapë mund të bëjë koalicion PS-LSI nesër.
Por, tani na del Lulzim Basha që ka mundësi të ketë bërë marrëveshje me Edi Ramën. Ndaj, Gramoz Ruçi kërcënon sot se ka pas Bashën e Ramën”, tha Lubonja. (E.K/SHUPLAKA)