Një ditë pas festës së Sulltan Novruzit në Mars të 2018, kur edhe dolën infromacione se ishte planifikuar një sulm terrorist, Fax News ka zbuluar një shkresë të policisë që përmbante detaje lidhur me 124 shtetas iranianë që ishin shkëputur nga pjesa tjetër e rreth 3000 personave të strehuar në vendin tonë (në Manëz të Durrësit), që i kishin ikur regjimit.
124 shtetas iranianë të ardhur në vendin tonë si pjesë e MEK hoqën dorë nga kjo organizatë, për t’ju shmangur një situate të ngjshme ndërsa që prej kësaj kohe, autoritetet shqiptare i kanë vënë nën vëzhgim. Fax News ka zbuluar me 23 Mars të vitit 2018 planin e masave ndaj këtyre personave të larguar. Ata u ndeshën me kërcënime për jetën sepse etiketoheshin nga anëtarët e tjerë të grupit ku bënin pjesë, si tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë të ambasadës iraniane në Tiranë.
Në shkresën e zbardhur në atë kohë nga Fax News, pikërisht me datë 23 Mars të vitit 2018 dhe një ditë pas festës kur edhe ishte parashikuar sulmi nga organizata e MEK, thuhet se ata mund të përbënin kërcënim për sigurinë e brendshmë sepse ishin individë të indoktrinuar që kishin marrë pjesë në strukturat ushtarake, në luftime dhe akte terrori. “Ata janë një grup revolucionar marksist islamik i themeluar në vitin 1963”, thuhej ndër të tjera në atë shkresë. Pas akomodimit në vendin tonë, anëtarët e larguar nga ambasada janë konsideruar si spiunë dhe tradhëtarë.
Në 6 janar 2018 H.Bidi, anëtar i MEK i shkëputur ka bërë kallëzim panal në polici pasi është kërcënuar me jetë nga disa anëtarë të MEK. Gjithashtu pak më vonë B.Azami, S.Sayfi dhe M. Abdy janë tre nga 124 personat e larguar nga kampi që kanë bërë kallëzim në polici për të nëjtën arsye.
Nga të dhënat operative u mësua se janë vrarë në Irak edhe anëtarë të kësaj organizate që janë shkëputur nga grupi i madh i muxhahedinëve në vendin tonë të strehuar me propozimin e SHBA-ve dhe garancinë e qeverisë shqiptare. Në 2018 Policia Shqiptare, duke mbledhur informata për veprimtaritë kriminale dhe terroriste të këtyre anëtarëve të MEK kryesisht në Irak, kishte dyshime të arsyeshme se e njëjta situatë mund të ndodhte edhe në Shqipëri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)