Presidenti Meta ka pritur në një takim gazetarin Ylli Rakipi, i cili është kërcënuar për jetën me mesazhe elektronike dhe në mënyrë të drejtpërdrejt. Presidenti Meta ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Rakipi duke kërkuar hetimin me përgjegjësi maksimale.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.
Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës. (B.H/faxweb)