Dështon edhe 1 herë tjetër në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca për grupin “Shullazi”.
Shkak kësaj radhe është bërë mos formimi i plotë i trupës gjykuese. Kjo është hera e tetë që seanca shtyhet në apel për grupin Shullazi.
KLGJ akoma nuk ka bërë të mundur emërimin e gjyqtarit të tretë në Apelin e Gjykatës për Krime të Rënda.
Në seancën e kaluar ka patur debate mes kryesueses së trupës gjykuese, Saida Dollani dhe Blerim Shullazit, deri në formën e kërcënimit personal.
Kjo ka bërë që familja e Dollanit dhe vetë ajo të merren në mbrojtje. (lexo edhe ketu)
Shqyrtimi i dosjes për Shullazin ka nisur në Apel në muajin janar të 2019, por deri më tani nuk është zhvilluar asnjë seancë për shkak se avokatët mbrojtës nuk janë paraqitur në gjykatë.
Kujtojmë se e njëjta zvarritje për proceset e Shullazit u ndoq dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, derisa u arrit në vendimin për ta dënuar me 14 vite burg.
Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Dënimet e dhëna nga Gjykata për grupin “Shullazi”:
Emiljano Shullazi – 14 vite burg
Gilmando Dani – 12 vite burg
Endrit Qyja – 10 vite burg
Endri Zela – 10 vite burg
Blerim Shullazi – 9 vite burg
(E.K/FAXWEB.AL)