11:40 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kërcënimet ndaj Vlahutin, reagon deputeti demokrat: Fiks si ajo historia e jastëkut të Griseldës!

21:04 | 11/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlahutin vihet në lëvizje, mbledh në zyrën e saj ambasadorët e BE-së

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka reaguar për historinë e kërcënimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

Boçi, e krahason këtë histori me një tjetër të ndodhur shumë vite më parë, atë të ish-gruas së Elvis Rroshit, Griseldën, për historinë e shtatzënisë së saj dhe abortit. Histori e cila rezultoi e gënjeshtërt.

“Kjo historia e kërcënimit të Vlahutin është fiks si ajo historia e jastëkut të Griseldës, për të cilën BE reagoi po kaq “fort”!”, shkruan Boçi.

Analisti Kastriot Myftaraj, në një shkrim të publikuar pak ditë më parë, fyente ashpër ambasadoren Vlahutin, madje u arrestua nën akuzën “thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Ai akuzohet se ka nxitur dhunë përmes një shkrimi të tij me titull ‘’Aventura e çuditshme e një k*rve kroate në Tiranë’’. Për shkrimin e Kastriot Myftarjat ndaj Romana Vlahutin ka reaguar Komisioni Evropian. 

Në një prononcim për BIRN, Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të intimiduar drejtuesen e BE¬së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit. 

“Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes janë të papranueshme.  Kërcënimet synojnë të frikësojnë amabsadoren që të bëj punën e saj, e cila vitin e fundit është fokusuar tek Reforma në Drejtësi në Shqipëri.

Bashkimi Evropian shpreson se opinion publik shqiptar do të jetë në anën e ambasadores në këtë betejë, dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet për të frikësuar diplomaten e lartë”,  reagon KE.

Myftaraj në shkrimin për ambasadoren shkruante: “Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit,”

Pas daljes nga burgu, analisti u shpreh se kurrë nuk ka kërkuar vrasjen e ambasadores, por thjesht ka analizuar skenarin e mundshëm të vrasjes së saj.

“Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cënon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist.”, shkruan Myftaraj.

Pavarësisht kësaj, gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj i kërkon ambasadores Vlahutin që ajo të largohet sa më parë nga Shqipëria. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: luciano bociromana vlahutin
Pas

Deputetja Vokshi bën denoncimin: Nëpër spitale ekziston një formular ku personeli detyrohet të firmosë se do votojë PS-në

Para

“Zgjedhja ime nuk ka asnjë paralelizëm me rizgjedhjen e Berishës në 97-ën”, Meta zbulon pse

Para
“Zgjedhja ime nuk ka asnjë paralelizëm me rizgjedhjen e Berishës në 97-ën”, Meta zbulon pse

"Zgjedhja ime nuk ka asnjë paralelizëm me rizgjedhjen e Berishës në 97-ën", Meta zbulon pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen masat në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.