Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në një prononcim të tijin për mediat jashtë Parlamentit të Shqipërisë është shprehur se Meta nuk ka asnjë shans të shpërndajë Kuvendin.
“Nuk ka asnjë shans që Presidenti të shpërndajë parlamentin. Në vazhdën e shkeljeve që i bën kushtetutës presidenti, është e qartë dhe kjo. Nuk kam koment për këtë. Kushtetuta flet qartë çfarë kompetencash ka presidenti, Kuvendi etj.”, u shpreh ai për gazetarët.
Sot në senacën e jashtëzakonshme paralamentare deputetët votuan pro projektrezolutës për ‘Zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese’ (lexo).
Pas fjalimit të Ramës, i cili e quajti Metën si një njeri pa busull dhe që po minon procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, presidenti shpërndau një njoftim ku nënkuptohej qartë që mund të ndërmerrte hapin tjetër: atë të shpërndarjes së parlamentit.
Discussion about this post