Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit që pronari i lokalit i bëri gazetarit, Jul Shota në Laç.
Sipas Berishës kjo ngjarje e rëndë kriminale, e dyta pas vrasjes në Shkodër, zbulon lidhjen e ngushtë të krimit me qeverinë, kundër mediave.
“Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota. Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre”, shkruan Berisha.
Postimi i Berishës
Tyta e revoles drejtuar gazetarit Jul Shota, fytyra e shemtuar mafioze e Norieges dhe narkoqeverise se tij!
Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota. Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre.
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin mafioz nda gazetarit Jul Shota, bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te permbysur pa vonese Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb
(J.D/Faxweb.al)