12:13 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënimi me bombë ndaj Markelian Kuqos nga i dënuari, reagon shoqata e gjyqtarëve

11:51 | 19/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënimi me bombë ndaj Markelian Kuqos nga i dënuari, reagon shoqata e gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me kërcënimet me bombë bërë pak ditë më parë në adresë të gjyqtarit të Korçës,  Markelian Kuqo, nga një person i dënuar.

Sipas Shoqatës Kuqo u kërcënua nga një i dënuar dhe nuk pati asnjë reagim nga strukturat përgjegjëse.

“Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre”.

Kujtojmë se porositësi për bombën në makinën e gjyqtarit, i dënuari për vrasje në burgun e Drenovës Neim Behari ka folur për Fax News. Behari pranoi se ai kishte porositur vendosjen e lëndës plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim por vetëm paralajmërim.

Reagimi i plotë:

“Gjyqtari Markelian Kuqo U kërcënua nga një i dënuar, mungesë reagimi nga strukturat përgjegjëse.Organet kompetente të veprojnë me shpejtësi. KLGJ të marrë masat e duhura.

Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre. Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm, shoqërohen me mosreagimin e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajuese për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë.” thuhet në deklaratën e gjyqtarëve të Shqipërisë, ku ndër të tjera apelohen të gjithë organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësinë dhe përgjegjësinë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen.

Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë, dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.” përfundon deklarata e gjyqtarëve.

Etiketa: markelian kuqoshoqata e gjyqtareve
Pas

“JO” e negociatave, flet historiani Arben Llalla: Maqedonia e Veriut, ‘kurban’ i politikës së keqe të Ramës

Para

Ekstradohet drejt Greqisë ukrahinasi, në kërkim për vrasje

Para
Vodhi çfarë gjeti në dyqanin e veshmbathjeve, arrestohet 17-vjeçari

Ekstradohet drejt Greqisë ukrahinasi, në kërkim për vrasje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”/Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.