23:03 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kërcënimi me jetë i Vjosa Osmanit, Prokuroria nis hetimet për identifikimin e autorit

16:34 | 21/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënimi me jetë i Vjosa Osmanit, Prokuroria nis hetimet për identifikimin e autorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë është kërcënuar me jetë përmes një e-maili.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhej në mesazhin kërcënues që kishte shkuar në adresë të presidentes.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur për mediat vendase se kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale”, ka deklaruar Arbnora Luta, zyrtare për komunikim në PSRK.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se kërcënimi i fundit me jetë ndaj Osmanit është vetëm një hallkë në zinxhirin e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë që ajo ka marrë ndër vite.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Pas

Posedonin 23 kg kokainë/ Arrestohet dy shqiptarë në Firence të Italisë, një grua 38 vjeçare dhe një djalë 25-vjeçar

Para

Kanadaja në bisedime me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

Para
Kanadaja në bisedime me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

Kanadaja në bisedime me SHBA për t'u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.