Kërcënimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ndonëse nuk u përmend specifikisht me emër, u rikthye sot si çështje nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në takimin që zhvilloi me gazetarët.
Ministrja Gjonaj, theksoi se është krijuar një trupë e posaçme speciale e Policisë së Burgjeve që do të shërbejë në kuadër të regjimit 41 Bis për të dënuarit, e cila do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve, raporton Top Channel.
“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u kërcënua me jetë me anë të një mesazhi në telefonin cellular, nga persona ende të paidentifikuar.
Llogaritet që si fillim në 41 Bis të angazhohen 94 efektivë policie.
Discussion about this post