“Nuk kam asnjë informacion në lidhje me kërcënim fizik të Lulzim Bashës. Takimet me punonjësit e Gardës i kam të rregullta, është detyra ime“.
Kështu është shprehur nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pyetur në lidhje me lajmin e shpërndarë dje se kreut të opozitës mund ti rrezikohet jeta, në kushtet e një aktualiteti tejet të tensionuar politik (lexo).
Kërcënimi për asgjësim fizik të kreut të opozitës Lulzim Basha, ngriti në këmbë dje të gjitha instancat kryesore të shtetit, përfshirë dhe Presidentin Ilir Meta (lexo). Një deklaratë për shtyp e selisë blu nxori në dritë faktin se ministri Lleshaj ka pasur takim me një nga truprojet e Bashës në lidhje me kërcënimin që mund ti kanoset kreut opozitar.
Në lidhje me këtë ka reaguar nga Vlora 24 orë më pas ministri Sandër Lleshaj i cili gjithashtu u shpreh se letra e sekretarit të përgjithshëm të PD-së i ka mbërritur por nuk e ka lexuar akoma.
Gjithashtu ministri i Brendshëm është shprehur se pavarësisht tensioneve procesi zgjedhor do të vijojë normalisht.