18:46 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënimi ndaj prokurorëve, Balla: Qeni që leh nuk të kafshon, do rrisim masat

Artan Tafani rrëfeu se banda e Laert Haxhisë kishte në listën e zezë prokuroren e SPAK-ut dhe atë të Lushnjës

12:30 | 02/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënimi ndaj prokurorëve, Balla: Qeni që leh nuk të kafshon, do rrisim masat

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i KLP-së Alfred Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i thirrur në mbledhjen e KLP-së, për të diskutuar rreth sigurisë së prokurorëve. Në takim kanë qenë, kreu i KLP-së, Alfred Balla, Ministri Balla, kreu i SPAK, Altin Dumani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Balla tregon se ky nuk është takimi i parë për të diskutuar këtë tematikë me kreun e KLP-së. Megjithatë në këtë rast mbledhja është thërritur që të diskutohet shtimi i masave të sigurisë për prokuroret Merita Selimi dhe Doloreza Musabelliu. Për të dyja këto prokurore, u aludua se ishin në listën e zezë për t’u eliminuar nga banda e Laert Haxhisë. Këto të dhëna u zbuluan nga Artan Tafani, në rrëfimin e bërë prej tij te prokurori Kreshnik Ajazi.

Artan Tafani, zbuloi të gjitha krimet e kryera prej tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës përgjatë viteve të shkuara, ku ndër to ishin gjashtë vrasje, shpërthime me eksploziv dhe ndër to, kanë qenë shënjestër dy prokuroret e sipërpërmendura.

Ministri Balla thotë se do të njoftohet dhe drejtuesi i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Taulant Balla: Së pari jemi takuar sot, nuk është takimi i parë. Jemi takuar me kryetarin e KLP-së një muaj më parë pikërisht për këtë çështje. Kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua t’ju garantoj çdo magjistrati, se ministria e brendshme, policia e shtetit, garda janë në detyrë për të mbrojtur sigurinë e tyre dhe populli shqiptar ka një shprehje të bukur, qentë që lehin nuk të hanë.

Falë prokurorisë, kemi arritur të thyejmë kasafortat e një bande kriminale dhe në vijim do të thyejmë dhe të tjera. Ajo që ka rëndësi për mua është që i kam njohur drejtuesit e lartë, mbi një qasje të re, me drejtorin e përgjithshëm dhe komandantin e gardës kemi diskutuar. Do të mblidhemi sërish pas një jave, për të garantuar që gjithçka të jetë si duhet. Kur bëhet fjalë për SPAK do të ketë një vëmendje më të shtuar. Se ligji na e ka dhënë këtë detyrë. Do të rrisim masat e sigurisë, që të bëjnë detyrën e tyre të pashqetësuar. Kur kishim miratimin e Reformës në Drejtësi, kemi thënë që kjo do të sjellë dhimbje. Do të njoftojmë dhe drejtuesin e SHIK-ut.

Ishte kreu i KLP-së Alfred Balla i cili e thërriti këtë mbledhje për të diskutuar rreth VKM-ve që parashikojnë mbrojtjen e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Kreu i KLP-së tregon se VKM-të janë të plota, por është diskutuar rreth përmirësimit të tyre.

Alfred Balla: Është një bashkëpunim që do vijojë edhe në ardhmen. Gjatë këtij takimi u prek edhe ky moment, prokuroria, ka komisionin e Mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, për apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Avokati ka të drejtë të kërkojë mbrojtje.

Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni. Baza ligjore dhe VK janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: alfred ballaaltin dumaniArtan TafaniDoloreza MusabelliKLPLaert HaxhiuMerita SelimiSPAKtaulant balla
Pas

Zjarri i madh përfshin stacionin e policisë në Egjipt, dhjetëra të plagosur

Para

Pamje të trishta! Auditorët bosh, mbyllen 4 programe studimi në Universitetin e Vlorës, rrezikojnë edhe degët prioritare

Para
Pamje të trishta! Auditorët bosh, mbyllen 4 programe studimi në Universitetin e Vlorës, rrezikojnë edhe degët prioritare

Pamje të trishta! Auditorët bosh, mbyllen 4 programe studimi në Universitetin e Vlorës, rrezikojnë edhe degët prioritare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër/ Zhduket 35-vjeçari, babai denoncon në polici: Djali është larguar nga banesa

Shpërthen vullkani Fuego në Guatelamalë, mbi 700 njerëz evakuohen

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.