02:37 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërcënimi për rivendosjen e vizave nga Franca, ”Zgjidhja”: Të ikë Rama, që shqiptarët të rrinë në atdheun e tyre

15:58 | 06/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Koço Kokëdhima ndaj raportit të OSBE /ODIHR-it: Do të harrohet shpejt

Pas kërkesave të shumta për azil nga ana e shqiptarëve në disa shtete të Europës, Partia ”Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës ka një propozim: Të ikë Rama, që shqiptarët të rrinë në atdheun e tyre. 

Duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme Franceze, Zgjidhja thotë se 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3 566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje.

REAGIMI I PLOTË: 

Të ikë Rama, që shqiptarët të rrinë në atdheun e tyre

Ministria e Brendshme Franceze deklaroi se në periudhën janar-gusht të këtij viti, 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3 566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje. Tani qeveria franceze nuk sheh zgjidhje tjetër, përveçse të kërkojë të njëjtën gjë si dhe Holanda një muaj më parë: rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, siç bënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke kërkuar një klauzolë mbrojtëse për rivendosjen e vizave në rast të abuzimit me mikpritjen.
ZGJIDHJA është e shqetësuar për efektin domino që mund të kenë kërkesat e Holandës dhe të Francës te shtetet e tjera, nënshkruese të traktatit të Shengenit, dhe që mund të çojnë në një vendim të BE-së për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen. Kjo masë do ishte tragjike për popullin tonë. Kryeministri ynë fillimisht i mohoi reagimet e Francës dhe Holandës. Ne e kemi paralajmëruar atë dhe opinionin publik për rreziqet dhe pasojat e rënda që i sjell vendit kursi i tij aventuresk dhe i papërgjegjshëm i drejtimit dhe qeverisjes.
ZGJIDHJA e ka denoncuar Ramën se jo vetëm ka minuar integrimin europian të Shqipërisë, por po e largon çdo ditë e më shumë Europën. Ai ka vënë në rrezik edhe përfitimin që kanë aritur shqiptarët nga ky proces, lëvizjen pa viza. Rikthimi i regjimit të vizave nuk do ta pengojë largimin e shtetasve shqiptarë nga vendi ku Rilindja ka vrarë çdo shpresë për të sotmen dhe për të ardhmen. As nuk do ta eliminojë grupet kriminale shqiptare që të trafikojnë drejt Francës, Gjermanisë, Holandës apo Britanisë së Madhe azilkërkuesit ekonomikë shqiptarë që duan me çdo çmim t’ia mbathin nga sytë këmbët prej “mrekullisë” së Rilindjes së Edi Ramës.
ZGJIDHJA i bën thirrje kryeministrit më të papunë dhe më të paditur të historisë së Shqipërisë që të ndalojë spektaklet me mbledhjet e kabinetit të tutkunëve që bën sa në Llogara e sot në Velipojë dhe të kuptojë pse ikin shqiptarët nga atdheu i tyre. Shqipëria është e kapur. Ajo është kthyer në një ferr për njerëzit e ndershëm dhe qytetarët e zakonshëm. Të lumtur janë vetëm Rama dhe oborri i tij. Shqipëria është parajsa e oligarkisë së korrupsionit. Këtu s’ka vend për shqiptarët. Ata duhet të ikin nga sytë këmbët. Vendi ka vetëm një zgjidhje: të largohet Rama dhe elita politike që ka shkatërruar. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: koco kokedhimakokedhima
Pas

I hedhin domate gjatë takimit elektoral, si reagoi kancelarja Merkel (VIDEO)

Para

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dha dorëheqjen, Artan Fuga i kërkon ndjesë

Para
Artan Fuga tregon tmerrin që ka parë sot me sy: Të kapur në kurth brenda saj, vetëm fati i mbronte që të mos çaheshin në dysh. Jeta e njerëzve aty nuk kishte më asnjë vlerë

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dha dorëheqjen, Artan Fuga i kërkon ndjesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.