10:10 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënimi që vjen nga arrestimi i Suela Mustës! Gazetari vë alarmin: Jeton ende me mobiljet e diktaturës, fajtor edhe unë!

16:25 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënimi që vjen nga arrestimi i Suela Mustës! Gazetari vë alarmin: Jeton ende me mobiljet e diktaturës, fajtor edhe unë!

Ditën së sotme, janë arrestuar disa persona në qytetin e Elbasanit, ku mes tyre kanë qenë edhe dy gazetarë, njëra prej tyre anëtarja e AMA-s, Suela Musta.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar gazetari Armand Maho nëpërmjet një statusi në Facebook.

Maho e cilëson këtë ngjarje si të përdorur politikisht dhe të gjithë një lojë nga ana e qeverisë.

“Arrestimi i saj nuk është ai që thuhet por është një hakmarrje e pastër politike! Suela ka qënë pjesë e zyrës së shtypit të PD, ka punuar në zyrën e shtypit të kuvendit, por është po ajo Suelë që kam njohur këtu e 20 vjet më parë. Ky njeri që ka vënë çdo media, e çdo redaksi lajmesh nën këmbët e bandave, tashmë ka marrë vete në dorë kercënimin e gazetarëve që nuk janë pjesë e borderosë së tij. Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit të gazetarëve nga puna psr rastin e Ardit Gjoklajt, vetëm se nga buka e gojës ka kaluar te hekurat e burgut.”-shkruan ndër të tjera gazetari.

Ai vijon më tej duke treguar se posit që mban në AMA, Musta nuk ka aq përgjegjësi ligjore dhe adminiatrative sa të jap të tilla leje.

“Tani po lexoj se i paska mësyre RENEA në shtëpi për ta arrestuar se medemek paska ndërhyre për të marrë një licencë për TV Kabllor nga fisi Capja në Elbasan. Në fakt unë se di, por Suela ka qenë vetëm një anëtare e thjeshtë e AMA, besoj se nuk është ajo që vendos për licensat.”- citon gazetari në statusin e tij.

Kujtojmë që ditën e sotme janë arrestuar disa persona në qytetin e Elbasanit si pasojë se kanë lejuar një televizion kabllor në Elbasan. Urdhër arrestet janë nënshkruar para dy ditësh. Nuk dihet ende roli i gazetares Suela Musta, në këtë çështje.

Mësohet se në kuadër të operacionit që është zhvilluar në Elbasan janë arrestuar 8 punonjës të administratës, mes tyre edhe dy gazetarë. Arrestimet e dy punonjësve të medias janë bërë në Tiranë.

Postim i plotë:

Kercenimi qe vjen nga arrestimi Suela Mustes!

Suela Musta, eshte vajza e Agim Mustes qe ka kaluar nje jete burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjeteve, qe kur punonte tek Top Albania Radio. Jeton me prinderit ne nje pallat te kohes se diktatures, dhe ende ka shume prej mobiljeve te asaj kohe. Nena e saj e semure nga skleroza ndare nga jeta pak kohe me pare te vetmen perkujdesje kishte Suelen!

Agimi eshte ne moshe te shtyre dhe ska me energjine e para disa viteve, kur e takova heren e fundit me tha qe dilte shume rralle nga shtepia ( koleget po me thone qe dhe ai paska zene shtratin)! Pra ka nje mije e nje halle. Tani po lexoj se i paska mesyre renea ne shtepi per ta arrestuar se medemek paska nderhyre per te marre nje licence per TV Kabllor nga fisi Capja ne Elbasan. Ne fakt une se di, por Suela ka qene vetem nje antare e thjeshte e AMA, besoj se nuk eshte ajo qe vendos per licensat. Por megjithate, une mendoj se arrestimi i njerzve si Suela Musta, do te thote se ky pushtet ka kaluar cdo limit.

Arrestimi i saj nuk eshte ai qe thuhet por eshte nje hakmarrje e paster politike! Suela ka qene pjese e zyres se shtypit te PD, ka punuar ne zyren e shtypit te kuvendit, por eshte po ajo Suele qe kam njohur ketu e 20 vjet me pare. Ky njeri qe ka vene cdo media, e cdo redaksi lajmesh ne nen kembet e bandave, tashme ka marre vete ne dore kercenimin e gazetareve qe nuk jane pjese e borderose se tij. Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit te gazetareve nga puna per rastin e Ardit Gjoklajt, vetem se nga buka e gojes ka kaluar te hekurat e burgut.

Eshte nje shembull qe i thote cdo gazetari qe ka nje ze ne kete vend, se neser mund ta kete radhen ai! Pra mos u habisni kur ato pranga te jene neser ne duart e cdo kujt prej nesh. Shpejt, madje shume shpejt, po arriti te beje zgjedhje me 30 qershor, sepse ne gazetaret kemi mbetur i vetmi kercenim i madh per pushtetin e tij! Une per vete nuk habitem me, sepse te gjithe jemi fajtor, po po te gjithe , qe me veprimet a mosveprimet tona lejuam kete monster te merrte pushtetin!

Pas

Çelja e negociatave, Presidenti i Maqedonisë: Na veçoni nga Shqipëria, po na dëmton integrimin

Para

Deklarata e fortë e të përndjekurve: I nxorën nga Kuvendi, tani do ti arrestojnë dhe pushkatojnë

Para
Deklarata e fortë e të përndjekurve: I nxorën nga Kuvendi, tani do ti arrestojnë dhe pushkatojnë

Deklarata e fortë e të përndjekurve: I nxorën nga Kuvendi, tani do ti arrestojnë dhe pushkatojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konferenca e përbashkët, Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritem dje samitin. Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në Parlament edhe Adriatik Lapaj e Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit

Nis hapja e zarfeve të votave të shqiptarëve në Greqi

Ngërçi politik / Sot seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rama pret presidentin francez në Kryeministri

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.