01:18 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërcënimin e quajti llastim, Fuga-Nanos: Jo ore Muç xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qejfit

11:58 | 31/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënimin e quajti llastim, Fuga-Nanos: Jo ore Muç xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qejfit

Kërcënimet e bëra ndaj akademikut Artan Fuga, Mustafa Nano i quante llastim në një shkrim të botuar ditën e sotme. Sipas Nanos pavarësisht se shqetësimet e bëra publike nga Fuga për Akademinë e Shkencave ishin të drejta mënyra sesi ai i transmetoi ishte e gabuar.

Ndërkohë që nuk ka vonuar përgjigja e akademikut ku i kujton Nanos kuptimin e fjalës kërcënim. Kërcënim nuk do të thotë vetëm kur ty të rrezikohet jeta, por quhet edhe kur dikush të pengon në ushtrimin e detyrave të tua.

Fuga vijon më tej duke thënë se i vjen mirë që vërejtjet e tij janë dëgjuar, dhe e fton Nanon që si gazetarë të jetë i pranishëm në 4 shtator kur do të mbahen dhe zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave.

‘’ Ndofta Mustafai, i pandjeshëm, i pallastuar, si gjithmonë kujton se të kërcënosh, intimidosh, fyesh është vetëm kur dikush të vjen me ndonjë copë huri dhe të thotë :

Ta futa kokës po hiq dorë nga teza se shqiptarët nuk provohet se vijnë nga ilirët!

Ose : Te hyra më shqelma ose prano se gruaja e Skënderbeut është me origjina sërbe!

Gjithsesi me Muçin kurrë nuk mërzitem sepse e vlerësoj sportivitetin e tij ekstrem, që sigurisht nuk ka lidhje me gazetarinë, në fakt ai bën gazetarinë e opinionit, post-truth journalism, dhe pa bërë investigimet e duhura, flet me opinione të lira, të lira si eraaaa!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

SHKRIMI I PLOTË I ARTAN FUGËS:

Mustafa Nano më në fund u bind se Akademia duhet të reformohet! 

Mustafai (Nano) gjithmonë më bën të buzëqesh miqësisht, më sjell në haré, sepse kujton se mund të ndërtojë argumente thjesht mbi ato që lexon në plan të parë, pa parë se çfarë ka mbrapa shkronjave, dhe i dalin gjithmonë gjërat e cuditshme, pa u munduar të shohi se çfarë ka pas tyre, pa investiguar në këtë rast për gjendjen e lirisë të mendimit në institucione.

Mirë bën që thotë se akademia e shkencave duhet reformuar rrënjësisht madje.

Kaq faleminderit Muç! Argumentet e mia të kanë bindur. Të tjerat nuk kanë pikë rëndësie.

Ji i pranishëm si gazetar në datën 4 shtator në seancën e zgjedhjeve farsë dhe do të shohësh se gjithçka kam ngritur e ngre prej kohësh është e saktë dhe uluritëse!

Po vazhdoj për qejf e kënaqësi tani! Kam pak kohë!

Nuk prish punë se ti nuk kupton që të tërsëllimosh kërkënd qoftë edhe virtualisht, edhe si anonims, kur ai është duke ushtruar funksionin e vet publik, është pengesë për të kryer detyrën, vecanërisht kur ai tërsëllimuesi të thote : pusho ose largoju!

Anonimsi deshi ta lija komentin, une e botova për t’ia plotësuar dëshirën, duke e trajtuar si një presion kercenues.

Por, ti Muçi edhe fjalën kërcënim e trajton gabim edhe kur mbështetet në fjalor.

Ky është problemi yt ! Dëgjomë mua si mik! Se e ve re edhe herë të tjera!

Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime.

Aq ndjeshmëri ke treguar, cfarë të them!

Sigurisht nuk botova vazhdimet e atyre mesazheve sepse nuk doja ta ndyeja më shumë faqen time facebook.

Ndofta Mustafai, i pandjeshëm, i pallastuar, si gjithmonë kujton se të kërcënosh, intimidosh, fyesh është vetëm kur dikush të vjen me ndonjë copë huri dhe të thotë :

Ta futa kokës po hiq dorë nga teza se shqiptarët nuk provohet se vijnë nga ilirët!

Ose : Te hyra më shqelma ose prano se gruaja e Skënderbeut është me origjina sërbe!

Gjithsesi me Muçin kurrë nuk mërzitem sepse e vlerësoj sportivitetin e tij ekstrem, që sigurisht nuk ka lidhje me gazetarinë, në fakt ai bën gazetarinë e opinionit, post-truth journalism, dhe pa bërë investigimet e duhura, flet me opinione të lira, të lira si eraaaa!

Aq shumë merr shkronjën për realitet sa më identifikon mua me zhurmën që u bë për atë kërcënim. Unë shkruajta duke i lënë hapësirë kërcënuesit anonims, kurse Muçi kujton se unë aty ndejta, duke ngrënë thonjtë.

Jo ore Muç xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qefit pa t’u llastuar sidomos ty, dhe as kam lidhje me atë që u debatua nga të tjerë.

Por, Muçi i shërben cështjes si gjithmonë gati. Në vend të merret me faktin sesi një akademik censurohet prej vitesh brenda akademisë dhe detyrohet të dali publikisht, censurim që është një formë represioni, merret me gjëra fluturake dhe të sipërfaqshme, jo llastica jo fjalori.

Më vjen gaz!

Gjen edhe qëllimet e mia se përse botova atë kërcënim. Je gjigand Mustafa!

Puna është se e flasim këtë çështje në kohë të lirë të të rrëfej më gjatë represione dhe privacionet e vërteta për shkak të mendimit kritik.në institucione. Se deri tani nuk t’i kam thënë për të mos … t’u llastuar!

Ika tani se është problemi i akademisë dhe i kërkimit shkencor që debatohet dhe jo etiketat e tua ndaj meje.

Miqësisht, Muç!

Nga Fuga

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: artan fugadebati i ploteMustafa Nano
Pas

Iu grabiti 8300 euro pushuesve në Sarandë, Apeli lë në burg ukrainasin

Para

Dy shpërthime pranë uzinës së kimikateve në Hjuston, numri i viktimave shkon në 37 (VIDEO)

Para
Dy shpërthime pranë uzinës së kimikateve në Hjuston, numri i viktimave shkon në 37 (VIDEO)

Dy shpërthime pranë uzinës së kimikateve në Hjuston, numri i viktimave shkon në 37 (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.