23:42 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënohen dy inspektorët e UEFA-s, reagon për herë të parë Takaj: Inkurajoj organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes

16:12 | 17/02/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënohen dy inspektorët e UEFA-s, reagon për herë të parë Takaj: Inkurajoj organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes

Presidenti i ‘Skëndërbeut’ Ardjan Takaj ka reaguar sot për herë të parë për hetimet e UEFA-s që rrezikojnë përjashtimin e klubit korçar.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë nga klubi korçar, Takaj është shprehur se klubi i tij nuk kishte asnjë lidhje me personat që kishin kërcënuar inspektorët e UEFA-s, ndërsa e ka cilësuar hetimin si të ndikuar nga kompanitë që justifikonin paratë që merrnin si dhe ata që nuk e duan ekipin korçar në Shqipëri.

Reagim zyrtar i presidentit Ardjan Takaj

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vërtetë të kësaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmendje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që përfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: ardian takaj
Pas

Shkodra në panik, 18 vjeçari qëllon me armë në mes të qytetit (EMRI)

Para

Debati i fortë/ Rama zbardh detaje nga darka në shtëpinë e Haradinajt

Para
Debati i fortë/ Rama zbardh detaje nga darka në shtëpinë e Haradinajt

Debati i fortë/ Rama zbardh detaje nga darka në shtëpinë e Haradinajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.