17:04 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënohet dëshmitari i vrasjes së Santjago Malkos, avokati kërkon mbrojtje për Blendi Teta

16:09 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënohet dëshmitari i vrasjes së Santjago Malkos, avokati kërkon mbrojtje për Blendi Teta

I arrestuari si personi që ka dijeni mbi itenerarin që kanë ndjekur vrasësit e ish policit Santjago Malko pretendon se është kërcënuar për jetën.

Denoncimi vjen nga avokati i Blendi Teta, që i pyetur nga Top Channel shpjegon se menjëherë pas masës së sigurisë, të vendosur nga Gjykata, 39 vjeçari është transferuar për kushte sigurie më të forta, jo në paraburgimin e Tiranës por në një qytet tjetër. Por edhe aty atij i është dërguar një mesazh paralajmërues.

Avokati thotë se klienti i tij ishte i trembur edhe para prangosjes dhe për këtë shkak është vetëdorëzuar.

Vrasja e ish policit, Santjago Malko, që thuhet se është mik i Ervis Martinit ka vënë policinë dhe Prokurorinë përpara shumë pistash hetimore, jo vetëm për ngjarje të ndodhura në Tiranë por edhe në Durrës.

Por pas këqyrjes se dhjetëra kamerash të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se ishte edhe Teta.

Rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit nxori edhe emra të tjerë në skenë, mes tyre edhe dy vëllezërit Duka si edhe një vlonjat, tashmë të shpallur në kërkim.

Vëllezërit Duka sipas policisë kanë administruar gjithashtu lojëra fati. Ndërkohë që Blendi Teta i cili ka rrëfyer dijeninë e tij mbi survejimin e shënjestrës, akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. ndërkaq Prokuroria nuk jep asnjë të dhënë nëse të dyshuarit të vetëm të ngjarjes, i është afruar apo jo statusi i bashkëpunëtorit.

Etiketa: blendi tetasantiago malko
Pas

Greqi, shënohen 2 viktima nga moti i keq

Para

Skandal/ Kryetari i Njësisë Administrative dhunon banorin e Bregut të Lumit (VIDEO)

Para
Skandal/ Kryetari i Njësisë Administrative dhunon banorin e Bregut të Lumit (VIDEO)

Skandal/ Kryetari i Njësisë Administrative dhunon banorin e Bregut të Lumit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Burg përjetë për Azgan Mërnicën, vrau efektivin e “Shqiponjave” pas një konflikti rrugor

Aksident rrugor në aksin Cakran–Gorishovë, dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.