Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është kërcënuar me jetë, raportojnë mediat greke.
Kreun i diplomacisë greke ka marrë një letër kërcënuese, ndërsa laji konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit N.Toskas. “Kemi 3 plumba për ty”, shkruhet në letrën kërcënuese.
Sipas Toskas letra vjen në klimën e negociatave me Maqedoninë, ku çështja e emrit mbetet ende në pikëpyetje. Toskas është shprehur se autoritetet policore janë duke punuar në gjetjen e personave që kanë shkruar mesazhin kërcënues.
Të dielën në Athinë pritet të ketë protesta në lidhje me atë që po ndodh me negociatat me Maqedoninë.
“Klima nuk përcaktohet nga zërat ekstreme ndërsa ata që do të dërgojnë letra do të marrin ndëshkimin e merituar penal. Qeveria është e hapur ndaj atyre që protestojnë.
Por mendimi ynë është se rruga e duhur për të ecur përpara është negociimi dhe jo qëndrimet ekstreme”, është shprehur ministri Toskas.
Po ashtu Kotzias së fundi ka qenë mjaft aktiv edhe në marrëveshjet me Shqipërinë, po autoritetet greke e kanë të qartë se të paktën me Shqipërinë janë ndarë në paqe.
(E.K/FAXWEB)