Në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha ka ardhur së fundi një ‘kërcënim’.
Ka qenë ish-kryetari i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili ka reaguar në një status në Facebook pas deklaratës së deputetit demokrat Alibeaj që denoncoi se vëllai i ministrit të Brendshëm është dënuar në Itali.
Pasi ironizon denoncimin, Elezi ka një mesazh për Alibeajn dhe demokratët.
Ai thotë se në raste të tilla i bëhet thirrje popullit të dalë në shesh, ndërsa kërkon që një gjë e tillë të bëhet ose në 17 maj me rastin e nje vjetorit te marrëveshjes Rama-Basha do u nxjerrin demokratët për leckash nga zyrat. Ibsen Elezi para dy javësh bëri bujë në kongresin e PD me akuzat për Bashën për drejtimin e partisë.
“Bravo Enkeled jua nxore bojen me ket deklaraten e fundit per shtyp, e zeza ne te bardhe qe vellai i Ministrit Brendshem eshte i denuar per droge.
O te mbaruar, po ne raste te tilla i behet thirrje popullit ne shesh te rrethoje Kryeministrine dhe Ministrine e Brendeshme deri ne doreheqje.
O bejeni ose me 17 maj me rastin e 1 vjetorit “marteses” do ju nxjerrin demokratet per leckash nga ato zyrat qe ndotni”, shkruan Elezi.
(E.K/FAXWEB.AL)