Një kërcënim mësohet të ketë mbërritur në adresësn e emailit të kryetarit të Bashkisë së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bahtiri, nëdrsa mësohet se kërcënimi ka qenë në gjuhën serbe.
Agjencia e Lajmeve KosovaPress, shkruan se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urës së Ibrit. Ndërsa vetë Bahtiri shprehet se rasti është lajmëruar në polici dhe hetuesit janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit të këtij mesazhi.
“Sot në ora 10:00 kam marr një e-mail kërcënues ku kërkohet vdekja ime dhe po ju them të gjithëve se mesazhet e tilla nuk çojnë askund. Agim Bahtirin s’ka kush në botë që e frikëson… Nga ana e serbëve… Rastin e kam lajmëruar në polici, policia, hetuesia kanë ardhur menjëherë dhe janë duke gjurmuar…Kjo, përmendet edhe në mesazh, ndërlidhet me urën…Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe… nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt… Mesazhi për qytetarët e mij është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, ka thënë Bahtiri.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post