Një person ka kërcënuar me jetë një mjek të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kështu policia ka nisur hetimet ndaj qytetarit me 335-vjecar me iniciale I.D.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2017, në S.Q.U, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin M.Z, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)