01:27 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënohet me vdekje Agron Tufa dhe avokati i tij: Gropa ju pret

20:52 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet në Fax News Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Avokati Kujtim Cakrani ka folur ekskluzivisht për Fax News lidhur me një kërcënim që ka mbërritur në adresë të tij dhe të kreut të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufës, nga një person i paidentifikuar.

Ai tha se gjatë mbrëmjes së sotme në inboxin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues që konsiston në punën e tij konkretisht në mbrojtje të Agron Tufës,.

Cakrani tha gjatë një bisede telefonike për Fax News se askush nuk mund ta imponojë të heqë dorë nga mbrojtja e atyre që po zbardhin të vërtetën për krimet e komunizmit.

“Në këtë vend gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet sepse është krijuar një gjendje jo e qetë në lidhje me temën e krimeve të komunizmit dhe mundon shumë njerëz të cilët janë lidhur drejrpërsëdrejti. Mesazhi ka mbërritur me emër anonim, unë kam diskutuar me zotin Tufa nëse do të bëjmë një kallëzim penal, por momentalisht menduam ta bëjmë publike përmes jush për mbarë opinionin publik.

Duke thënë ju ballista që jeni avokatë dhe po mbroni sojin tuaj dhe hidhni baltë mbi dëshmorët, s’ka avokat në botë që të fshijë atë gjak dhe të mbrojë atë akt kriminel përmes Tufës. Të gjithëve së bashku gropa ju pret. Kërcënimi ka rdhur për shkak të detyrës së Tufës. Ndjehem I kërcënuar por jo I frikësuar. Nuk kam pasur kërcënime në forma të ndryshme, por familjarët dhe të njohurit e kij anatemohen shpesh”, tha Cakrani.

Mesazhi që ka mbërritur në adresë të avokatit Kujtim Cakrani:

Ju ballista e fashista, qe sot beheni avoketer dhe kerkoni te mbroni sojin tuaj qe nxin luften e hedh balte deshmoreve, jeni ata te djeshmit, qe duheshit vrare te mos mbinit ju e qe keni mar zemer sot. U genjen mendja per kete se skeni krahe. Ska avokat ne bote te fshije gjakun e tyre, dhe te mbroj ate institut kriminel me Agron Tufe e te tere se ju jeni me te poshter se armiqte qe mbroni. Po heronjte kan bere luften dhemb per dhemb, dhe Mhmet Shehun se fshine dot si emer dhe ata qe ishin me te medhenj se ai, do e fshini ju lepuj.  Ai beri gabim me 70 vete qe thoni se ka vrare, sepse duhet tu kish vrare te tereve. Po me keto keni shkelur kete here ne derras te kalbur dhe ne qe jemi gjaku i tyre i pa thare nuk falim me. Ku keni qene fshehur qe kerkoni te kafshoni si qener, po dhe qente vriteshin neper kazane. Keshtu si qente do tu gjej dhe ju me kete qe po kerkoni ndaj atyre qe ben luften se bet hak. Kete popull e keta heronj qe doni te hiqni lavdine e tyre me ca rreshta gjykate te korruptuar, e kemi mbrojtur ne po me gjak per vite te tera dhe ju duke na quajtur sot kriminel betoheni se do te na kapni ku te jete. E dini sa esht ky popull qe e kemi me vete dhe betohet per gjakun e deshmorve karshi juve ndyresira qe doni te mbroni ata qe ndyne deshmoret dhe historine. Po kete tani do ta merrni vesh mire, si i gjeti te paret tuaj se e keni bere hak me gjith ata qe hedhin balt deshmoreve dhe ju i doni te hiqni emrat e heronjve dhe luften qe ben dhe fituan me ju te felliqur. Ju dhe familjet tuaj balliste e fashiste nuk do keni vend me tek ne, se e shkruat vete fundin tuaj. Si dolet avash nga llumi, si pa kuptuar, ashtu do tju heqim dhe ne avash te medhenj e te vegjel, se ka qen gabim i madh qe per ju pati meshir. Te gjitheve gropa ju pret.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufakercenohet agron tufaKujtim CAKRANI
Pas

Skandali me pedagogun në Elbasan, dosja kalon tek Krimet e Rënda

Para

Jetoi 3 muaj në mal, gjendet në gjendje të rëndë në malet e Kamenicës (Video)

Para
Jetoi 3 muaj në mal, gjendet në gjendje të rëndë në malet e Kamenicës (Video)

Jetoi 3 muaj në mal, gjendet në gjendje të rëndë në malet e Kamenicës (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.