Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri është kërcënuar nga ana e Alban Krasniqit, i cili është burri i deputetes Albulena Haxhiu.
Policia ka konfirmuar raportimin me anë të raportit 24 orësh, ku thotë se dje rreth orës 13:30 një person ka paraqitur në polici denoncimin për kanosje me sms.
Mësohet se Alban Krasniqi i ka çuar një sms Visar Ymerit, përmbajtja e së cilës ëshrtë e rëndë.
‘’Express’’ ka siguruar përmbajtjen e sms-së ku thuhet se: O Visar nëse mendon me na mbet në dorë… po të tregojmë me qefin më të madh, personalisht ua plotësoj dëshirën secilit prej jush, klike maskarenjësh nëse luftën e pas kthy kundër VV’së me çdo mjet përmes ilirave drenave, i cilitdo matrapaz dije që 100 fish ka me t’u kthy. Agjendë personale ka me ju pasë.
(E.K/FAXWEB.AL)