Mesazhe kërcënuese janë shkruar në qendrën historike të Campagna (Salerno), shoqëruar me vizatimin e një kafke kundrejt ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini.
“Ki kujdes, Salvini!”. Kjo frazë është shkruar në mur.
Incidenti u zbulua nga aktivistët e Lega-d, partisë së ministrit të Brendshëm të Italisë që, siç u shpjegua nga koordinatori lokal Mariano Falcone, u bë edhe një denoncim në Prokurori.
Gjatë fushatës, 29 dhe 30 shtator, në takimin rajonal të Lega-s, mund të marrë pjesë edhe ministri italian.
“Ne do ta denoncojmë incidentin tek autoritetet kompetente me shpresën se autorët e veprave penale do të identifikohen. Kjo është një zile alarmi për takimin e fushatës. Ne jemi të sigurt në punën e forcave të policisë”, ka thënë Falcone.
Nuk është hera e parë që në provincën e Salernoit shfaqen shkrime të frikshme. Prillin e kaluar, këtë herë në Cicerale, një shkrim në mur paralajmëroi një fund të keq për Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio. (B.H/Faxweb)