Lidhur me publikimin e mesazhit të një qytetari i cili denonconte tek ish-Kryeministri Sali Berisha se, një grabitës kishte goditur një klient në një supermarket në Qytetin e Shijakut, dhe se policia e këtij qyteti i kishte fshehur ngjarjen (Lexo këtu), kjo e fundit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare.
Policia sqaron se ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në Shijak në ambientet e një marketi për motive të dobëta shtetasi E.M.,42 vjeç ka kanosur me thikë shtetasin E.K.,37 vjeç, dhe është larguar.
Sipas deklaratës së Policisë, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Komisariat i cili tashmë akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”
Reagimi i Policisë së Durrësit reagim
Në lidhje me një publikim të bërë në rrjetet sociale, sqarojme se:
Më datë 05.03.2019, rreth orës 16:00, në Shijak në ambientet e një marketi për motive të dobëta shtetasi E.M.,42 vjeç ka kanosur me thikë shtetasin E.K.,37 vjeç, dhe është larguar.
Policia ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.
Autori i kësaj ngjarjeje është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit E.K. për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja” të parashikuara në nenet 84 dhe 121/a të Kodit Penal.
Kujtojmë se qytetari i cili denonconte tek Berisha shkruante se, Policia e Shijakut po tenton ta mbajë të fshehtë ngjarjen dhe i thotë pronarit fshij kamerat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)