Një krim është arritur të parandalohet në kohë në qytetin e Kukësit. Dy persona janë konfliktuar mes tyre, sherr që ka degraduar në kërcënim dhe kanosje me thikë.
Mësohet se shtetasi Armir Hoxha 36 vjeç, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë në formë hanxhari 70 cm të gjatë 23-vjeçarin Selami Ukepraj.
Është kryer ndalimi dhe arrestimi i të dy personave, pasi i dëmtuari Selami Ukperaj ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë kërkesës së shoqërimit në komisariat. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (XH.A/SHUPLAKA)