Një person është vënë në prangat e policisë pasi kërcënoi me sëpatë prindërit e tij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Piskovë të Përmetit.
Policia ka arrestuar shtetasin Ilir Duro 35 vjeç, banues në fshatin Piskovë. Ndalimi i tij u krye dy ditë më parë, pasi rreth orës 08:00 të mëngjesit të asaj dite kanosi me sëpatë dy prindërit e tij.
Veç kësaj, bëhet e ditur se ka thyer edhe xhamat e lokalit që ka në pronësi. (XH.A/SHUPLAKA)