Kërcënoi me publikimin e fotove intime 49-vjeçaren, e pëson keq i riu në Lezhë. Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi G.SH, vjeç 29, banues në Adriatik, Kurbin.
Për të kishte bërë kallëzim shtetasja D.P, vjeç 48. “Dyshohet se i ka marrë nëpërmjet kërcënimit një shumë eurosh për të mos i publikuar në rrjetet sociale foto intime”- njofton policia. Po ashtu Policia njofton se ndaj gruas kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme,.
Njoftimi i policise:
Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi G.SH, vjeç 29, banues në Adriatik, Kurbin, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D.P, vjeç 48, se në muajin Qershor 2017,ky shtetas dyshohet se i ka marrë nëpërmjet kërcënimit një shumë eurosh për të mos i publikuar në rrjetet sociale foto intime dhe ka vazhduar ta kërcënoje në vijimësi për ti marrë para të tjera. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë. Neni 109/b/1 i Kodit Penal.
(E.K/Faxweb)