Është proceduar në gjendje të lirë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, për shkak të deklaratave të bëra në një emision televiziv, se do të bllokonte zgjedhjet e 30 Qershorit.
Të njëjtën fat me Frrokajn duket se do ta kenë të gjithë drejtuesit e PD-së që deklarojnë publikisht se do të bllokojnë qendra e votimit në 30 Qershor.
“Në datë 30 janë 3 skenare. Varianti më i mirë është që presidenti të japë një datë tjetër dhe të respektojmë datën tjetër.
Varianti tjetër, i dytë është një variant i keq. Gjithcka mund të marrë mbrapsht dhe mund të ketë përplasje.
Variantii tretë është akoma më skandaloz, mund të jemi në prag të dikaturës”, u shpreh Frrokaj pak ditë më parë në emisionin e Artur Zheji.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.
Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:
– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
(E.K/Faxweb.al)