Pak ditë më parë në rrjetin televiziv RTL në Belgjikë, qarkulloi lajmi se pas përplasjeve mes dy bandave në shqiptare kishte viktima dhe persona të plagosur. Mirëpo menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar deputeti shqiptar në Belgjikë Ahmet Gjana, i cili e përgënjeshtroi lajmin.
Madje ai shkoi deri atje sa kërcënoi se do të tregonin forëcën poshtë zyrave, në rast se shqiptarët do të stigmatizoheshin herë të tjera pa të drejtë.
Ndërkohë sot Gjanaj duket më i qetë në reagimin e tij, teksa ka kryer një vizitë në zyrat e televizionit belg. Ai thotë se kanë biseduar në mënyrë pozitive që në t’ardhmën të bëhet kujdes me fjalët e përdorura që të mos stigmatizohet një komunitet i tërë.
Reagimi i Gjanajt:
Sot në redaksinë e kanalit televiziv më të madh belg RTL bashkë me mikën time Ornela Prifti ku biseduam rreth nxjerrjen e lajmit për përleshjen e 2 bandave të quajtura gabimisht si pjestare të komunitetit shqiptar në Liezhë dhe për të mbrojtur reputacionin e komunitetit shqiptar të Belgjikës!
Kërkuam që të bëhet një verifikim të lajmit për të vërtetuar që grupet nuk ishin Shqiptare dhe të bëhet një përgënjeshtrim. Kërkuam gjithashtu që të hiqen komentet raciste në ëebfaqën e kanalit televiziv.
Biseduam në mënyrë pozitive që në t’ardhmën të bëhet kujdes me fjalët e përdorura që të mos stigmatizohet një komunitet i tërë.
Gjithçka nuk do të rregullohet me një takim dhe sa herë që do të ndodhë një vepër penale me përfshirjen e Shqiptarëve do të vazhdohet të shfaqet në lajme por me një kujdesje që të mos stigmatizohet komuniteti.
Kontakti ekziston tani dhe në anën e tyre mësuan se komuniteti shqiptar i Belgjikës ka një ndjeshmëri të lart për gjithçfarë thuhet për të dhe se ka dhe njerëz që e mbrojnë. Ai komunitet ka shumë njerëz të ndershëm që punojnë, mësojnë e tregtojnë duke dhënë një kontribut dhe për shoqërinë belge!
(E.K/FAXWEB.AL)