Xhaxhai i Ardit Gjoklajt, Lush Gjoklaj është marrë sot në pyetje nga policia pas deklaratave në ‘Fax News’ se do të merrej hak për vrasjen e Arditit.
Lush Gjoklaj, ditën e djeshme, i ndikuar nga vendimi i gjykatës për lirimin e të dyshuarve për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj deklaroi se gjaku djalit të tyre nuk do të humbiste, duke kërcënuar edhe kryebashkiakun Veliaj si përgjegjës për vendimin e padrejtë të gjykatës, për lirimin e të dyshuarve.
“Është e kotë që të rihapet çështja se letrat janë kopsitë. Ne nuk kem pare me çu në gjykatë ndërkombëtare. Kur të jepet mundësia, pa u pagu gjaku i djalit nuk ka me mbetë, iu bëj be në Zot. Pa u përgjigjur kush për atë nuk ndalojmë”,deklaroi dje Lush Gjoklaj në ‘Fax News’ pas vendimit të gjykatës për të liruar të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.
Të dyshuarit Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari, u liruan duke fituar pafajësinë. Xhaxhai Ardit Gjoklaj tha se gjykata kishte pasur ndërhyrje politike.
“Po gjykata nuk ka gjykue, ka ndërhyrje politike me hupë gjakun i tij, ska gjë tjetër, Policët eVeliajt e kanë djeg foton e Arditit”.
“Erion Veliaj Gjithmonë ka mbyll punët që kanë të bëjnë me hetimin, është çështje partiake, ai që ka qenë përgjegjës i landfillit, ka qenë i PS, nëse futet ai në burg futen dhe të tjerë dhe Veliaj po mbron ata njerëz, ai është i angazhuar në atë punë, e dinë të gjithë. Gjyqtari me Erion Velinë dhe Edi Ramën se ka pasur interesat e veta partiake.”, kishte deklaruar xhaxhai i Arditit , Lush Gjoklaj.
(B.H/Faxweb)