Tifogrupi i Partizanit “Ultras Guerrils” kanë bërë një reagim mjaft të ashpër në faqen e tyre në Facebook në lidhje me stadiumin ku ekipi i kuq do të luajë ndeshjet gjatë gjysmës së dytë të sezonit. Ata kërkojnë nga të gjithë personat përgjegjës që të lejohet Partizani të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet duke kërcënuar se në rast të kundërt do të prishin bukurinë e ndeshjes derbi duke mos u treguar më tolerantë karshi tifozëve të Tiranës.
Deklarata e plotë e “Ultras Guerrils”
Thënë këtë, ne zotohemi se do të ndërmarrim hapa të ndryshme deri sa ta zhbëjmë këtë situate idioteske e këtë budallallëk kolektiv dyngjyrësh. Nëse vjen puna për hapje stadiumi, rikujtojmë këdo që e ka memorien e shkurtër dhe që nuk sheh më larg se hunda e tij, që ishin tifozët e Partizanit që pranuan prezencën e kundërshtarëve në derbi përpara disa sezonesh, pavarësisht se ata ishin të dënuar. Sepse tifozët e Partizanit nuk kanë komplekse të inferioritetit, siç mund të ketë pala tjetër, dhe nuk i tremben rivalitetit. Gjithashtu po për këtë fakt nuk ka limit biletash në derbin kur ne jemi pritës, duke i dhënë rivalëve të paktën 5 mijë vende, ndërsa në Stadiumin “Dinamo” ndodh e kundërta.
Ku ka sy sheh, kush ka mend kupton!
Ndaj ne do të marrim masa, ashtu siç ne e sollëm derbin dhe rivalitetin ashtu ne e zhdukim! Nëse situata nuk ndryshon rregulli i 5% do te aplikohet me rigorozitet në Elbasan që i bie diku te 600 bileta në sektorin mik dhe nuk ka tribunë apostafat, por vetëm një copëz sektori (siç na ndodh ne në stadiumin “Dinamo” që na japin 800 vende dhe na shesin 1500 bileta). E nga sezoni tjetër, kur të bëhet stadiumi ynë prej 5000 vendesh, bëjeni vetë llogarinë e 5%-shit.
NUK DO TË KETË MË DERBI!
Pra kjo nuk do të vazhdojë për shumë kohë, ndaj i bëjmë thirrje klubit tonë të punojë deri në zgjidhjen e situatës dhe zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Dinamo”. I bëjmë thirrje pronarit të klubit Tirana dhe stadiumit “Dinamo”, pra Bashkisë, të kthejë vëmendjen te kjo çështje sepse si taksapagues në të gjithë Shqipërinë e sidomos në Tiranë, kemi të drejtë të shfrytëzojmë stadiumin e qytetit tonë. Këtë premtim, pra të rikthimit të të drejtës së përbashkët në një stadium komunal, kryebashkiaku e ka me zë dhe figurë gjatë gjithë fushatës së shkuar! Gjithashtu ftojmë Refik Halilin familjarisht ta marrë në konsideratë deklaratën dhe kërkesën tonë.
Ndërsa pjesa e fundit i dedikohet tifozëve prehistorikë që besojnë se kanë pronësinë shpirtërore të stadiumit të ndërtuar nga sistemi që ata e evokojnë ditë e natë në mënyra të ndryshme. Ju ftojmë juve, që jeni “aseti” i familjes që ta “rikonsideroni” gjoja presionin ndaj financuesit tuaj. Tashmë e kemi të qartë se në psikozën tuaj të çuditshme, fakti që ne luajmë jashtë qytetit këto kohë, ju mbush me kënaqësi. Iluzioni i madhështisë që përjetoni është rrjedhojë e kompleksit të theksuar te inferioritetit, që ju vjen prej disfatave zinxhir në fushë e në tribunë!
Nëse doni derbi, përballuni! Ultras Guerrils”.
Pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa” Partizni është detyruar të luajë në Elbasan, gjë q e penalizon ekipin kryeqytetas edhe në aspektin financiar. (A.R/SHUPLAKA)