Lëvizja Demokratike e Kosovës vazhdon të këmbëngulë tek posti i presidentit që të arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Anëtari i Kryesisë së LDK, Avdullah Hoti e tregoi qartë dëshirën e LDK për të marrë Presidencën, ndërsa kërcënoi se nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë nuk do të ketë marrëveshje.
“Nëse gjatë negociatave për krijimin e qeverisë së re Lëvizja Vetëvendosje nuk ia lejon LDK-së postin e presidentit, atëherë nuk do të ketë marrëveshje. Ne do të kalojmë në opozitë”, deklaroi Avdullah Hoti.
(M. I./ Faxweb.al)