13:23 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënon rëndshëm Presidenti i Mamurrasit: Do rrah arbitrin nëse merr vendime të gabuara për Shqipërinë

10:17 | 24/03/2017
në Aktualitet, Sport, Te Gjitha
0
Kërcënon rëndshëm Presidenti i Mamurrasit: Do rrah arbitrin nëse merr vendime të gabuara për Shqipërinë

Në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos do të ketë shumë tifozë, të cilët do të mbështesin nga afër Kombëtaren shqiptare të futbollit në ndeshjen delikate me Italinë. Të shumtë janë ata që kanë udhëtuar nga Tirana drejt Italisë, ndërsa të tjerë do t’i bashkohen këtij grupi nga diaspora dhe vende të ndryshme.

Një tifoz i veçantë do të jetë në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për presidentin e ekipit të Mamurrasit, Ded Ndreca, i cili ka fluturuar ditën e djeshme pasdite në drejtim të Italisë për të qenë prezent në këtë ndeshje. I njohur si një njeri që e do shumë futbollin në vendin tonë, ishlojtar në disa ekipe të vendit dhe prej disa vitesh president i skuadrës së Mamurrasit, Ndreca ka vendosur të ndjekë Shqipërinë.

Ndryshe nga tifozët e tjerë që kanë shkuar pa një plan në stadium, Ded Ndreca i ka idetë e qarta për mënyrën se si do ta mbështesë Kombëtaren.

“Dua të ndodhem pranë ekipit kuqezi këtë ndeshje të vështirë. Madje, nëse arbitri i ndeshjes nuk i merr vendimet e drejta, unë do të jem i pari që do të futem në fushën e lojës. Unë jam shqiptar dhe nuk mund të ndryshoj kurrë, por nuk mund të pranojë padrejtësitë që mund të na bëhen. Uroj që vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje të jenë të drejta, sepse për ndryshe do të sakrifikoj.

Nuk më intereson fare fakti që ndodhem jashtë kufijve të vendit tim, sepse unë historikisht kam kërkuar drejtësi dhe nuk i pranoj vendimet e padrejta. Jam penalizuar në një rast për shkak se arbitri mori vendim të gabuar në Mamurras dhe unë u futa në fushë ta godas. Të njëjtin fat do të ketë edhe arbitri i ndeshjes së sotme”, tha Ded Ndreca, përpara se të nisej për në Itali. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Sllavko Vinçiç duhet t’i marrë mirë masat për të mos bërë gabime në arbitrimin e ndeshjes.

 

Etiketa: ndeshjapresidenti i mamurrasitShqiperii-Itali
Pas

Pas Fullanit, fiton betejën dhe ish-nënkryetarja e KQZ-së, përfiton 37 paga mujore

Para

Muaji Shkurt mjaft i shtrenjtë, Shqipëria me çmimet më të larta në Europë

Para
Muaji Shkurt mjaft i shtrenjtë, Shqipëria me çmimet më të larta në Europë

Muaji Shkurt mjaft i shtrenjtë, Shqipëria me çmimet më të larta në Europë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Lezhë/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

Emigrantët/ Rama: Modeli Meloni, testimi doli me sukses

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

“Task forcë e përbashkët”/ Starmer: Emigracioni, ulje dramatike. Ta shtrijmë përvojën në rajon

Starmer uron Ramën nga Tirana për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për marrëdhëniet mes dy vendeve

Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

Interpol Tirana/Ekstradohen 4 shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

“Me këtë vizitë kemi bërë progres”, Rama konferencë të përbashkët me Keir Starmer: Të lidhur për dy çështje kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.