22:43 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Kërcënon Zaev: Presidenti të më dorëzojë mandatin, në të kundërt…

18:30 | 30/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënon Zaev: Presidenti të më dorëzojë mandatin, në të kundërt…

Pasi BDI nuk pranoi të bënte koalicion me Nikolla Gruevskin, lideri i LSDM-së Zoran Zaev pret dorëzimin e mandatit për të krijuar qeverinë e re.

 “Nikolla Gruevski kurrë më nuk do të jetë kryeministër. U dëshmua se Gruevski nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë. VMRO-DPMNE dje edhe zyrtarisht humbi mundësinë për të formuar qeverinë. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, proceset demokratike kanë filluar, dhe atë e kanë zgjedhur qytetarët. Pres që Ivanovi të ma dorëzojë mandatin. Të gjitha opsionet e tjera do të shkelin Kushtetutën.”, tha Zaev në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë lideri i LSDM-së, shtoi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur dhe pret që presidenti Ivanov t’i dorëzojë mandatin, në të kundërt ai do e gjejë vetë një zgjidhje.

 “Qytetarët zgjodhën ndryshime. Patjetër të formohet Qeveri e cila do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve. Na duhet Qeveri stabile dhe të përgjegjshme e cila do të udhëheqë politikë reale. Ajo është afrim në rrugën euro-atlantike. Ne do t’i zbatojmë reformat e Përzhinës dhe reformat e Pribesë. Qeveria jonë do të garantojë se pavarësisht ndarjes politike apo nacionale, do të jenë të barabartë. Këtë ua kemi premtuar qytetarëve. Maqedonia është e pjekur për politika të reja dhe reale në interes të qytetarëve… Nëse Ivanov s’na jep mandatin, ka zgjidhje. Ndryshimet do të ndodhin dhe unë pres që sa më shpejt të ma jep mandatin Ivanov. Nëse atë e bën, ajo është kundër-kushtetuese”, tha Zaev.

Zaev foli edhe për platformën shqiptare, për të cilën u shpreh se kishte një qëndrim të cilin do ta shprehte më vonë.

“Kemi qëndrim thelbësor edhe për Platformën Shqiptare. Shpresoj se do ta fitojmë mandatin që menjëherë t’i themi qëndrimet tona. Ne kemi punuar për një shoqëri për të gjithë. Qëndrimi ynë është qytetari për në Qeverinë e re. Jemi pozitiv në këtë aspekt. Nëse na jepet mandati do t’i hapim për diskutim çështjet”, tha Zaev.

Etiketa: gruevskimaqedoniZoran Zaev
Pas

Shkarkimi i Manjanit, Dylgjeri habitet me motivet e Ramës: Të paktën mos e fyeni profesionalisht!

Para

Balla zbulon “arsyen” e konfliktit me LSI-në: E si mos të ketë debate në koalicion kur…

Para
Votimi elektronik, Balla pas bojkotit të opozitës: PD kërkon të shmangë opinionin e OSBE/ODIHR-it

Balla zbulon "arsyen" e konfliktit me LSI-në: E si mos të ketë debate në koalicion kur...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.