Në Vlorë janë arrestuar dy persona pasi kishin kërcënuar shtetasin me iniciale S.Sh dhe i kërkonin 100 mijë euro. Ata janë arrestuar në flagrance teksa prisnin të merrnin shumëm e parave nga 46-vjeçari.
Sipas Policisë, Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, prej muajsh kanë kërcënuar shtetasin Sh.S. banues në Vlorë gjithashtu.
Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se ai do të jepte shumën e kërkuar, pra 100 mijë euro.
Hetimet tregojnë se gjobvënia nisi pas një sherri banal mes Sh.S. 46 vjeç dhe Endri Beqirajt.
DETAJE:
Zyrtarisht policia deklaron se Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.
Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.
Konflikti mes 28-vjeçarit Beqiraj dhe shtetasit të kërcënuar SH.S., sipas policia ka qenë për motive të dobëta.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.
(J.V/Shuplaka)