Personi që shihni në foto është Andrea Kurti, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka kërënuar me jetë kryeministrin Edi Rama. Burime bëjnë me dije se kërcënimet ndaj Ramës janë kryer në rrjetet sociale dhe në celularin e tij.
Arrestimi i Kurtit është kryer nga njësia e Antiterrorit, ndërsa nuk dihen ende detaje se me çfarë akuze do të përballet i riu.
Rama padyshim që merr qindra mesazhe kërcënuese çdo ditë, por mesa duket tashmë ka vendosur që ti adresojë ato pranë autoriteteve.