10:11 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërcënuan në Facebook dhe përfunduan në burg

16:19 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërcënuan në Facebook dhe përfunduan në burg

Kërcënimet dhe thirrjet apo shtytjet në kryerjen e veprave penale terroriste përmes mediave sociale, shpeshherë kanë ndikuar që persona të caktuar të përfundojnë nën masa arresti apo edhe në procese gjyqësore.

Dy javët e fundit, për të paktën dy persona, policia ka raportuar se kanë përfunduar nën masën e ndalimit për shkak të përdorim të gjuhës kërcënuese.

Rasti i parë, kishte të bënte me një person të quajtur Haxhi Hoti, i cili kërcënoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke shkruar se “Albin Kurti i ka dy rrugë: Ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”. Kurse rasti i dytë kishte të bënte me një grua, Ikballe Berisha-Huduti, e cila jo vetëm që kundërshtoi vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane, por kishte shkruar në profilin e saj në Facebook se “hakmarrja është e obligueshme”.

Përderisa rasti i parë ishte trajtuar si kërcënim, në rastin e dytë, policia kishte njoftuar se gruaja e ndaluar po hetohej për “nxitje të veprave terroriste” .

Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, organet e rendit vepruan pasi që statuset apo postimet e këtyre personave u bën publike edhe në media.

Ikballe Berisha-Huduti kishte paralajmëruar padi ndaj mediave që e kishin cituar atë. Por, ekspeti i mediave sociale, Valon Canhasi thotë për Radion Evropa e Lirë se rrjetet sociale janë hapësirë komunikimi dhe me të bërë publik një postim, ai edhe mund të përhapet.

Sipas Canhasit, nëse postimet kanë përmbajtje kërcënuese, institucionet e rendit duhet ta trajtojnë atë postim si kërcënim publik.

“Shumë njerëz nuk po e kuptojnë që rrjetet sociale janë hapësirë publike. Funksionet (opsionet) që i kanë rrjetet sociale ta mundësojnë ta bësh statusin publik ose ta ndash vetëm me shokët që i ke. Por, ka shumë njerëz që i bëjnë statuse publike, pa pasur njohuri dhe çdo kush më pas që ka qasje në atë informatë, ka të drejtë ta marrë dhe shpërndajë atë”, thotë Canhasi.

“Sa herë që dikush poston diçka në mediat sociale, që konsiderohet si kërcënuese, kanë të drejtë të ndërhyjnë, qoftë policia, qoftë ta trajtojnë mediat atë postim dhe si rrjedhojë ndodhin reagimet apo edhe arrestimet që kanë ndodhur edhe në Kosovë”, tha Canhasi.

Albert Halimi, një 25-vjeçar nga Prishtina, thotë se asnjëherë nuk i ka marrë shumë seriozisht kërcënimet që iu bëhen njerëzve përmes rrjeteve sociale. Megjithëkëtë, ai shton se atij personalisht nuk i ka ndodhur ndonjë kërcënim serioz.

“Nuk ndihem i kërcënuar shumë, pasi nuk i marr shumë seriozisht kërcënimet përmes rrjeteve sociale. Po nëse kish qenë diçka më serioze do e kisha paraqitur rastin në polici. E sa është policia efikase nuk e di për këtë, pasi që mua nuk më ka ndodhur ndonjë kërcënim i tillë”, tha ai.

Në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, zyrtar për informim, bëri të ditur se veprat penale, përfshirë edhe kërcënimet në çfarëdo forme që kryhen ato, varësisht prej vlerësimit të rrezikut dhe nevojës për përfshirje të njësiteve relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë krimet kibernetike, Drejtorinë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe të tjera, ndërmarrin veprime të nevojshme ligjore sipas Kodit dhe Procedurës Penale, për trajtim sa më profesional të tyre.

“Bëhet monitorimi dhe në këtë kontekst, policia në koordinim me autoritetet kompetente edhe në të kaluarën ka mbyllur dhjetëra llogari edhe në rrjete sociale. Lidhur me rastet që janë trajtuar nga polica, bazuar në proceduar ligjore, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve në prokuroritë kompetente apo organet tjera të drejtësisë”, tha Hoxha.

Në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, policia, thekson Hoxha, ka themeluar sektorin për hetime të krimeve kibernetike. Themelimi i këtij mekanizimi, sipas policisë, ka qenë më se i nevojshëm për faktin se kriminaliteti “po merr formë të re si dhe rrethanat e reja të krijuara”.

Në këtë kuadër, sipas zëdhënësit Daut Hoxha, Policia e Kosovës bën edhe monitorimin e veprimeve të kundërligjshme që mund të kenë pasoja negative apo cenojnë sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Po në lidhje me kërcënimet përmes mediave sociale, Gjykata Themelore në Prishtinë, në shtator të vitit 2019, kishte shpallur fajtor personin me emrin, Bedri Elshanin me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik.

Për veprën “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”, ai është dënuar me 20 muaj burgim.

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj dhe kishte bërë propagandë për grupin militant, Shteti Islamik.

Në Policinë e Kosovës, besojnë se raste të tilla kur persona të caktuar janë arrestuar dhe kanë përfunduar para gjykatës për shkak të postimeve në rrjetet sociale ka mjaft, por në polici nuk bëhet një ndarje e këtyre veprave, kështu që ka mungesë të statistikave dhe se këto raste përfshihen në kuadër të rasteve të përgjithshme penale që vlerësohet se kanë kryer./REL

Etiketa: Bedri ElshaninHAXHI HOTI
Pas

Mustafa optimist para takimit, Kurti shfaqet ndryshe nga ditën e djeshme

Para

Zyrtarizohet brenda 24 orëve/ Milani largon dështimin e merkatos, Gjimshiti me konkurent të ri

Para
Zyrtarizohet brenda 24 orëve/ Milani largon dështimin e merkatos, Gjimshiti me konkurent të ri

Zyrtarizohet brenda 24 orëve/ Milani largon dështimin e merkatos, Gjimshiti me konkurent të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.