Në lidhje me deklaratat që bëri gjatë Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku Pjerin Ndreu i tha Ervin Salianjit se do dru dhe është provokator i keq ka reaguar vetë deputeti i PS-së. Sipas Ndreut askënd nuk është kërcënuar dhe se me Salianjin po bënin shaka.
“Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenu ! E para nuk kam kercenu askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht ! E dyta une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mezi presin te bejne kastravecin dhe viktimen . Por te rrine te qete se nuk nuk do i japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast. Ne do vazhdojme punen pa u prrovoku nga askush duke i lene ne budallekun e vet keta ekzemplar qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne !”, reagon Pjerin Ndreu.
DEBATI
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge? A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret….
Stërkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoke të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.
Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet. (J.V/Faxweb)