Mbrëmjen e sotme ka patur të shtëna me armë zjarri në Don Bosko.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit.
Nga informacionet paraprake dyshohet për një viktimë e dy 2 të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur mbi 6-7 makina policie dhe 3 ambulanca.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
(Xh.H/FaxWeb.al)