Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mësohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
I plagosuri është paraqitur fillimisht me plagë arme zjarri në spitalin rajonal të Shkodrës, por për shkak të situatës së rënduar shëndetësore, i lënduari është nisur me helikopter drejt Tiranës, për një ndihmë më të specializuar shëndetësore.
Ndërkohë, mësohet se një person, rreth 50 vjeç është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.