Me sa duket nga zemërimi për shërbimin e ngadaltë, një mysafir i restorantit në Francë ka qëlluar një kamerier.
Sipas hetuesve, klienti u mërzit në incidentin e së Premtes në mbrëmje në periferi të Noisy-le-Grand, në lindje të Parisit, sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt sa ai e kërkonte. Ai tërhoqi një pistoletë dhe qëlloi kamerierin në shpatull, shkruan MSN.
Viktima, një 28-vjeçar vdiq në vendin e ngjarjes. Autori I krimit ka mundur tia mbath dhe ende nuk është bërë vënia në pranga e tij ndërsa, Prokurori filloi një hetim paraprak për vrasjen.
Ndërsa në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, pasi pronari i një resorti në jug të vendit ka dhunuar duke dhuruar edhe pamjet të papara ndonjëherë, klientët e tij të huaj të cilët ishin të pakënaqur me shërbimin.
Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë të cilat janë bërë edhe ‘meme‘.
Ndërkohë lokali i Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.
Policia, pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)