Një konflikt ka ndodhur një ditë më parë në zyrën postare në Vlorë.
Një ish-punonjës është konfliktuar me drejtorin e Postës Vullnet Bilbilaj. Pas një debati verbal, përplasja ka ndodhur edhe fizikisht.
Mësohet se konflikti ka shkuar deri në përplasje fizike me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.M është përplasur me drejtorin dhe raportohet se përplasja ka ndodhur për motive banale.
Ndërsa si pasojë e konfliktit shtetasi F.M është dëmtuar në dorë. Punonjësit pasi kanë dëgjuar debatin kanë njoftuar policinë. Policia ka shoqëruar shtetasin F.M dhe drejtorin e postës Vullnet Bilbili, ndërsa gjithë konflikti është dëgjuar edhe nga klientët e postës, të cilët kanë ngritur shqetësimin.
Mësohet se debati i tyre ka qenë me tone të larta dhe me fjalor fyes. Pas marrjes në pyetje policia ka lënë të lirë drejtorin, ndërsa ka nisur ndjekje për ish-punonjësin me motivin e përndjekjes dhe kërcenimit.
Mësohet gjithashtu se shkak i sherrit ka qenë ndërprerja e mardhënieve të punës me F.M. Ky i fundit pretendon të jetë hequr nga puna pa asnjë shkak.
Vullnet Bilbili është njëkohesisht sekretar i Partise Socialiste Dega Vlorë.
(M.Q/Faxweb.al)