Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Mike Pompeon që të konsiderojë klasifikimin e Antifës si një grup terrorist për të parandaluar ‘anëtarët’ e saj të hyjnë në vend.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit, Trump thotë se Antifa ka qenë përgjegjëse për ‘paligjshmërinë e fundit’, duke përmendur trazirat në Louisville, Kentucky dhe Portland dhe thotë se ka shfrytëzuar tragjeditë për të çuar përpara një ngjarje të dhunshme.
Trump thotë se dëshiron të kufizojë lëvizjet e çdo personi të lidhur me grupin Antifa. Urdhri ekzekutiv i së martës vjen pasi qindra protestues të krahut të djathtë zbritën në Uashington për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Natën e kaluar, Trump bëri një postim në Twitter për mbështetësit e tij që brohorisnin “f**k Antiva” ndërsa përlesheshin me protestuesit e tjerë dhe policinë. (A.M/Faxweb.al)